Tjetër monstër në sportin amerikan; Konrad Meinuering abuzime me mbi 30 atletë në 44 vjet

Konrad Avondejl Meinuering, 67 vjec është arrestuar pasi dyshohert per kryerje të krimeve të rënda seksuale. Policia e Los Anxhelesit e kreu arrestimin e tij pas një denoncimi të një ish sportisti, një prej mbi 30 viktimat e tij dhe që u zbuluan në programin televiziv Outside the Lines të ESPN.

Në këtë program zbulohet se Meinuering ka abuzuar me këto viktima në 44 vitet e fundit. Meinuering ka qenë atlet pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të 1976 në garat e 110 dhe 400 m me pengesa, më pas ai e vijoi karrierën e tij si trajner duke përdorur këtë post për të abuzuar sic supozohet me atletët me të cilët punonte.

Policia e Los Anxhelesit doli me një komunikatë ku akuzonte Meinuering se abuzonte me atletin mashkull me pretekstin e terapisë fizike dhe stërvitjes psikologjike dhe kjo ndodhi në vitin 2016. Konrad Meinuering ka punuar në mënyrë private me sportistë të pistës me tartan dhe të krosit në SHBA dhe kohët e fundit u transferua në Los Anxheles.

Sipas reportazhit të ESPN, ai abuzoi me 31 atletë në kampet verore dhe universitetë në një periudhë 44 vjecare që nga viti 1970 dhe viktima më e re e tij në moshë ishte vetëm 14 vjec. Reportazhi theksoi se denoncimet e para janë bërë rreth vitit 1975 në Angli ku Meinuering ishte rritur dhe vijuan në vitet në vijim kur ai punoi në një kamp veror në SHBA

Disa nga viktimat thanë për ESPN se Meinuering i bindte se kontrollet intime i kryente për rritje të nivelit të testosteronit dhe si pasojë edhe të rendimentit sportiv. Meinuering i mohoi akuzat për sulme seksuale dhe në 10 korrik do të dalë sërish në gjyq

sfidanti.al