Mark Markez kishte një mbështetje më shumë në garën e Barcelonës në Botërorin e MotoGP, atë të Lusia Riverës. Ditët e fundit kampioni i botës është parë në rrugët e Madridit së bashku me Lusian teksa i jepnin njëri-tjetrit puthje romantike duke konfirmuar në këtë mënyrë lidhjen sentimentale mes tyre
Është pikërisht për këtë arsye që Markez nuk i fsheh më ndjenjat e tij, përkundrazi i pranoi hapur në një intervistë për revistën ‘Dominical’.
‘Besoj se po bie në dashuri-pranoi Markez kur e pyetën për lidhjen e tij-po e kam një të dashur, janë gjëra të jetës. Por cfarë do të thotë të jesh i dashuruar? Cfarë është dashuria? Ju e dinit kur u dashuruat? A dihet kjo?
Kur gazetari i tha se të jesh i dashuruar është si të ecësh mbi re atëherë piloti katalanas u shpreh më qartë: ‘Atëherë, po jam i dashuruar, jam mirë dhe jam i lumtur, kështu duhet të jetë një person i dashuruar’
Pas fitores së garës, Lusia Rivera publikoi për herë të parë të ciftit teksa uroi Markez për suksesin. ‘Uroj më të mirin. Vazhdon të bëjë të lumtur njerëzit e tij-shkruante Lusia Rivera në postimin e saj
sfidanti.al