Ferrari, Fetel nuk dorëzohet: I kemi mundësitë të bëjmë mirë në Francë

Pas polemikave që shpërthyen në fund të Cmimit të Madh të Kanadasë, Sebastian fetel është karikuar në maksimum për ndalesën e radhës në Botërorin e Formula 1, garën e Francës që do të mbahet këtë fundjavë.

‘Pista e Pol Rikard është kthyer në kalendar vitin e kalur dhe besoj se në këtë sezon do të jemi të avantazhuar në krahasim me 2018-tha Fetel-kjo sespe do të kemi më shumë të dhëna mbi të cilat do të punohet gjatë kësaj fundjave. Pista ka pjesë të drejta të gjata dhe kthesa të shpejtësive të ndryshme, shumë prej të cilave janë riasfaltuar vitin e kaluar

Fetel foli edhe për aspekte të tjera të kësaj gare që po afron.

‘Do të përdorim goma më të forta në krahasim me Montrealin, kështu që me shumë mundësi do të aplikojmë vetëm 1 pit stop-vijoi Fetel-kushtet e motit mund të jenë të paparashikueshme me temperatura shumë të larta, por edhe me shumë erë. Në 2018 gara ime u kompromentua nga një incident që ndodhi në xhiron e parë, por unë besoj se makina jonë e ka potencialin për të marrë një rezultat pozitiv në Pol Rikard’

sfidanti.al