Durant operohet në Nju Jork: Riaftësimi do të jetë një udhëtim i gjatë

Kevin Durant është operuar për dëmtimin në tendinën e Akilit. Ishte vetë basketbollisti i Golden Stejt që e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi të tij në Instagram. ‘Tani riaftësimi do të jetë një udhëtim ui gjatë, por unë e di që mund t’ia dal mbanë, sepse jam një person që e do basketbollin-shkruante në postimin e tij Kevin Durant

Për këtë dëmtim të Durant foli edhe trajneri i skuadrës së Uorriors, Stiv Kerr. ‘Ishte një zgjedhje e miratuar nga të gjithë-tha Kerr-nga mjekët; nga Kevin e agjenti i tij. Kemi marrë shumë opinione në 4 javët e fundit dhe kemi kryer edhe ekzaminimet mjekësore. Gjëja më e keqe që menduam ishte rëndimi i dëmtimit në pulpë, nuk e menduam tendinën e Akilit. Sikur të ktheheshim prapa do të kishim marrë të njëjtin vendim me informacionet që kishin, po të ishte shfaqur mundësia që Kevin të dëmtohej në tendinë, nuk do të kishte luajtur’.

sfidanti.al