Ka shumë mundësi që trajneri i njohur portugez të kthehet sezonin e ardhshëm në Premier Ligë, ndërkohë që “speciali” ndodhet “pa punë” që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ai u shkarkua si trajner i Mançester Junajtidit.
Murinjo, në fakt, sikurse thuhet, është në kërkim të një klubi të ri, me të cilin do të mund të përballojë sfida të reja dhe një i tillë duket se është Njukaslli që në ditët e ardhshme do të bëhet pronë e sheikut arab Kaled bin Zajed Al Nehajan që do në stolin e drejtimit të klubit anglez pikërisht Murinjon.
Në fakt, edhe trajneri portugez nuk ka se përse të ketë ndonjë kundërshtim që të bëhet trajner i Njukasllit, nëse atij do t’i lihet në dispozicion një buxhet i madh transferimesh, gjë që pronari i ri ka premtuar se do ta bëjë.
“Me të vërtetë, do të dëshiroja që të punoja në Njukasëll. Do të ndjehem sikur do të luaj në shtëpinë e ser Bobi Robsonit. Mua atje më pëlqejnë stadiumi, tifozët, atmosfera, unë e dua Njukasllin”, deklaroi Murinjo, kur mësoi për shitblerjen e këtij klubi anglez.
Sfidanti.al