Mancester Siti e ka seriozitsht; i drejtohet CAS për të evituar dënimin e UEFA

Mancester Siti i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë duke apeluar vendimin e UEFA për ta cuar për gjykim në Dhomën e Kontrollit Financiar për thyerje të rregullit të Fair Play Financiar. Vetë CAS e ka konfirmuar këtë teksa bëri të ditur se tashmë në zyrat e saj ka ardhur apeli i klubit kampion të Anglisë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv bëri të ditur se nga ky moment do të nisë një procedim kështu që të dyja palët do të mund të dërgojnë dokumentacionin e tyre, ndërkohë që paneli i arbitrave të CAS do të konkretizojë seancën dëgjimore për apelimin. Pasi të formohet ky panel do të përcaktohet edhe alendari, ndërkohë që CAS thekson se në këto momente nuk mund të përcaktojë një datë se kur mund të dalë vendimi në lidhje me këtë cështje.

Në 16 maj UEFA bëri të ditur se dërgoi rastin e Mancester Sitit në Dhomën Investigative të Kongtrollit Financiar të Klubeve për mosrespektim të rregullit të Fair Play Financiar, një vendim që u kontestua nga kampionët e Anglisë. Klubi i Citizens deklaroi se akuza për parregullsi financiare është e gjitha false dhe shprehu besimin në marrjen e një vendimi pozitiv në fund të kësaj cështjeje pasi ajo të jetë gjykuar nga një organ juridik i pavarur.

sfidanti.al