Në mes të vorbullës së skandalit të akuzave për përdhunim, Nejmar ka dicka për të cilën mund të buzëqeshë disi; braziliani është sportisti më i paguar për vitin 2018. Sipas një studimi të kryer nga portali Americangambler.com, sulmesi i Paris Sën Zhermenit në vitin 2018 përfitoi 90 milionë Dollarë duke i lënë shumë pas ndjekësit e tij më të afërt; Xhejms Harden dhe Kanelo Alvarez
Ylli i Hjuston Rokets në NBA fitoi mbi 46 milionë Dollarë vitin e kaluar, ndërsa boksieri siguroi një shifër prej 44.5 miliinë Dollarësh. Klasifikimi vijon me lojtarin e NFL, Derrek Kerr në vendin e katërt dhe golfistin Xhordan Spit. E plotëson dhjetëshen e sportistëve nën 30 vjec më të paguar, basketbollisti i Boston Seltiks, Kajri Irving me 36.1 milionë Dollarë.
Duke u kthyer te Nejmar, sulmuesi merr një lajm të keq përsa i përket marketingut. Kompania Mastercard që është sponsori zyrtar i Copa America, vendosi që të pezullojë fushatën publicitare me protagonist Nejmar për shkak të hetimeve që po kryhen rreth akuzave ndaj tij për përdhunim. Në një komunikatë, kjo kompani thekson se vendosi të frenojë këtë fushatë me Nejmarin deri sa e gjithë kjo cështje të zgjidhet.
sfidanti.al