Milan, kërkohet Drejtor Sportiv; shfaqen emrat e Boban e Rui Kostës

Përpara se të zgjedhë trajnerin e ri e të hidhet në merkato, Milani është vënë në kërkim të një Drejtori Sportiv për ta vënë përkrah Paolo Maldinit që me shumë mundësit brenda fundjavës do të zyrtarizohet si Drejtori Teknik i kuqezinjve.

Igli Tare është kandidati kryesor për këtë postë. Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv te Lazio që vlerësohet për të krijuar plusvalenza nga lëvizjet e futbollistëve, ka realisht shumë pak mundësi që të largohet nga skuadra romane, kështu që mes kandidatëve të mundshëm për të marrë këtë rol, sipas La Gazzetta Dello Sport, shfaqen edhe 2 simbolet milaniste; Manuel Rui Kosta e Zvonimir Boban.

Portugezi, aktualisht është në rolin e Drejtorit Sportiv te Benfika dhe mund të largohet nga Lisbona, ndërsa kroati që për momentin duket në avantazh, është zëvendëssekretar i përgjithshëm i FIFA dhe nëse do të kthehet te Milani do ta bëjë për të mbuluar një rol të profilit të lardë brenda klubit milanez; falë eksperiencës politike të fituar gjatë viteve në organizmat e futbollit ndërkombëtar, Boban, përvec Maldinit do të dijë t’i japë një ndihmë edhe Gazidis

Me t’u plotësuar bordi drejtues do të kalohet te zgjedhja e trajnerit që do të zëvendësoje Xhenaro Gatuzon. Në pole position në këtë pikë vazhdon të jetë Marko Xhampaolo, pavarësisht deklaratave të presidentit të Sampdorias, Ferrero. Trajneri italian nëse do të transferohet te Milani, do të kërkojë të marrë me vete si Joakim Andersen ashtu edhe Denis Pret, këtë të fundit skuadra xhenoveze e vlerëson rreth 50 milionë Euro.

sfidanti.al