Uli Hënes me rol “varfanjaku”: Siti kërkon një shumë “anormale” për Sanen

Leroj Sane i Mançester Sitit ka disa kohë që lidhet me transferimin e tij të Bajerni i Mynihut, nga i cili në fund të sezonit u larguan veteranët Arien Roben dhe Frank Riberi, kështu që tani klubi bavarez është vënë në kërkim të sulmuesve të rinj anësorë.

Objektiv kryesor i Bajernit tani është Leroj Sane, por duket se transferimi i këtij futbollisti të ri mund të dështojë dhe këtë gjë e konfirmoi edhe presidenti Uli Hënes:

“Ne jemi shumë skeptikë. Nuk janë të mëdha shanset që ne të sjellim në radhët tona Sanen, pasi Siti kërkon një shumë ‘anormale’ parash për këtë lojtar”, deklaroi shkurt Hënesi.

Media gjermane shkruan se Siti ka refuzuar ofertën Bajernit prej 80 milionë eurosh.

Sfidanti.al