Liverpuli arkëtoi 110 milionë euro nga trofeu i Championsit

Kampioni ri i Evropës, Liverpuli, do të fitojë rreth 110 milionë euro për titullin e kampionit të Ligës së Kampioneve (LK). Fitorja 2-0 kundër Totenhemit në finale të LK-së u solli “të kuqve” kurrorën e gjashtë dhe pjesën më të madhe të “kulaçit” të UEFA-s dhe të të drejtave televizive.

Fondi i shpërblimit të LK-së është 1,73 miliardë sterlina. Vetëm fitorja në finale të LK-së i solli Liverpulit 17 milionë sterlina dhe, duke i shtuar bonuset e tjerë, kjo shumë do të arrijë në rreth 66 milionë sterlina, ndërsa, po të shtohen edhe të ardhurat nga të drejtat televizive, kjo shumë do të arrijë në 97,5 milionë sterlina ose afro 110 milionë euro.

Sidoqoftë, kjo nuk është shuma më e madhe që ka siguruar një fitues i LK-së, pasi Reali, Barcelona dhe Juventusi, në të kaluarën, kanë fituar më shumë sesa tani Liverpuli.

Sfidanti.al