Reali i Madridit dhe trajneri i tij, Zinedin Zidane, nuk heqin dorë nga synimi i tyre që gjatë verës të sjellin në “Santiago Bernabe” Pol Pogban. Në fakt, Reali e ka shprehur interesimin e tij për mesfushorin francez që në fillim të këtij sezoni, më saktë, në gusht.
Sipas informacionit më të fundit, të publikuar në “Tajmsin” anglez, Reali ka ofruar tre lojtarë të vet në një “operacion” që synon Pogban: Garet Bejlin, Kejlor Navasin dhe Hames Rodrigezin. Të tre këta lojtarë do të duhet të përbëjnë shumën prej 150 milionë eurosh që Mançester Junajtidi kërkon për Pogban.
Çështja është, nëse tre lojtarët e lartpërmendur duan të shkojnë në “Old Trafford”. Bejli prej kohësh e ka thënë se nuk do që të kthehet në Angli, Navasi më shumë do që të shkojë te Benfika, ndërkohë që Hamesi nuk ka ndonjë kundërshtim që të shkojë te Junajtidi.
Sfidanti.al