Ndarja jeta e Hoze Antonio Rejes pas një aksidenti te frikshëm rrugor, tronditi të gjithë botën e futbollit. Ish futbollistiu i Realit të Madridit, Arsenalit, Sevijës e Atletiko Madrid u përkujtua edhe para fillimit të finales së Ligës së Kampioneve, por është dikush që shkon kundër rrymës. bëhet fjalë për Santiago Kanjisares, ish portierin e Valencias, i cili ka shkaktuar një sërë polemikash me një postim të tij në rrjetet sociale.
‘Të udhëtosh me shpejtësi të madhe është një sjellje e qortueshme-shkruante Kanjisares në postimin e tij-në aksident kishte edhe viktima të tjera përvec atij që drejtonte mjetin. Rejes nuk meriton t’i bëhen homazhe sikur të ishte një hero, por kjo nuk do të thotë nuk hidhërohem për atë cfarë ndodhi e nuk lutem për shpirtrat e tyre’
Një mesazh i fortë ky që nuk është pritur aspak mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale që duket se e kritikuan aq shumë sa që detyruan Kanjisares të sqarojë më mirë pozicionin e tij përsa i përket vdekjes së Rejes.
‘Ndoshta nuk i shpjegova mirë-shkruante Kanjisares-Rejes meriton një homazh për karrierën e tij dhe për atë cfarë i ka dhënë futbollit. Lexoj opinione të cdo lloji dhe i respektoj të gjitha, sidomos sot, edhe ato që janë të shoqëruara nga fyerje. Unë kërkoj të dënin insensibilizimin dhe ftoj të gjithë për gabimet që bëjmë. Mendoj se është në përputhshmëri të plotë me dhimjen’
sfidanti.al