Një sheik “mbretëror” nga Abu Dabi do të blejë Njukasllin

Temë qëndrore diskutimesh këto ditë në Britani është, nëse Nukaslli i Premier Ligës do të bëhet me pronar të ri, sepse, sipas medias, një sheik arab është takuar ditët e fundit me pronarin aktual të klubit anglez, Majk Eshli, dhe, sikurse thuhet, të dy ata i kanë dhënë dorën njeri-tjerit për shitblerjen e aksioneve të klubit të lartpërmendur.

Spekulohet se Njukaslli tani do të ketë një pronar të ri dhe madje jepet edhe emri i pasanikut arab, sheik Kaled bin Zajed al-Nejan, që ka lidhje farefisnie me pronarin e Mançester Sitit, sheikun Mansur.

Pronari i ri i Njukallsit është pjesëtar i familjes mbretërore të Abu Dabit dhe më parë ai është përpjekur pa sukses që të blinte Liverpulin për dy miliardë sterlina.

Për aksionet e Njukasllit, sikurse thuhet, sheiku Zajed al-Nejan do të paguajë 350 milione sterlina dhe detyrë e parë e tij do të jetë vazhdimi i kontratës me trajnerin aktual të ekipit anglez, Rafa Benitez.

Sfidanti.al