Vetëm një ditë mbasi doli informacioni për një transferim eventual të futbollistit të ri të talentuar holandez, Matijs De Light, për te Mançester Junajtidi, “Skaj Sporti” bëri të ditur se klubi i “djajve të kuq” hoqi dorë nga përpjekjet për ta sjellë atë (De Lightin) në “Old Trafford”.
Televizioni i mësipërm njoftoi se kryesia e Junajtidit u tërhoq menjëherë nga bisedimet për lojtarin e mësipërm, pasi ajo ka informacione se ai do të bashkohet Barcelonën dhe se klubi anglez (Junajtidi) ishte shfrytëzuar nga agjenti i futbollistit holandez, Mino Rajola, që t’ia ngrinte çmimin klientit të vet.
Në fakt, për stoperin e ri të talentuar holandez kanë treguar interesim Barcelona, Junajtidi, Siti, PSZH-ja dhe Liverpuli, por më pranë firmës së tij është klubi katalonjas.
Sfidanti.al