‘Telefoot’ qetëson tifozët e PSG; Nejmar e Mbappe s’e mendojnë largimin

Nejmar dhe Mbape nuk e mendojnë largimin nga Paris Sën Zhermeni në muajt e verës. është rrjeti francez ‘Telefoot’ që e bën të ditur këtë lajm duke qetësuar tifozët e skuadrës pariziene. Në rastin e Nejmar, ‘Telefoot’ siguron se braziliani kërkon të harrojë cfarë ka ndodhur në këto 2 sezone me PSG që dështoi në fitoren e Ligës së Kampioneve.

Gjithnjë sipas kësaj mediaje, Nejmar nuk mund të lërë skuadrën pa arritur këtë objektiv personale. Ndërkaq, në orët efundit kanë shpërthyer polemikat për largimin e Nejmarit drejt Brazilit me helikopter për Copa America, dy ditë përpara ndeshjes së fundit në kampionat. Vetë futbollisti sqaroi se për këtë ai kishte lejen e Drejtorit Sportiv, Antero Henrike dhe se nuk ka asnjë problem me trajnerin Tuhel.

Përsa i përket Mbape, TF1 siguron se sulmuesi është në pritje të veprimeve të klubit në merkaton e transferimeve për përforcimin e skuadrës dhe se as ai nuk ka ndërmend të lërë Paris Sën Zhermenin duke besuar se klubi e ka perceptuar mesazhin e tij kur foli për më shumë përgjegjësi dhe për një peshë më të madhe në skuadër sezonin e ardhshëm. Por jo vetëm kaq, Mbape nuk e dha mesazhin për të nxitur rinovimin e kontratës dhe Telefoot siguron se në këtë pikë nuk ka lëvizje nga asnjë prej palëve

sfidanti.al