Tuhel “çmëndet”: PSZH-ja mund të bëjë pa Nejmarin dhe pa Mbapen!

Trajneri i PSZH-së, gjermani Tomas Tuhel, deklaroi se ai do që Nejmari dhe Kilian Mbape ta mbajnë veshur bluzën e këtij klubi francez edhe sezonin tjetër, por se, sidoqoftë, ai ka zgjidhje, nëse këta lojtarë do të largohen nga klubi parisien.

“Po, unë dua që ata të mbesin te PSZH-ja, por, megjithatë, ne i ndjekim me vëmendje situatat dhe nuk jemi naivë. Ka shumë klube që i kërkojnë shërbimet e tyre, por unë sidoqoftë, dua që ata të mbesin në ekipin tonë, por, nëse, për ndonjë ose tjetër arsye, ata do të ikin, ne do të mund të bëjmë edhe pa ata të dy”, deklaroi Tuheli.

Sfidanti.al