Ronaldo thirrje për gjyq për përdhunim; avokatët e Majorgës i gjejnë adresën

Kristiano Ronaldo duket se ka një fletëthirrje për në gjyq për cështjen e përdhunimit të Kethrin Majorgës në vitin 2009. Avokatët e amerikanes tashmë 35 vjecare duket se kanë gjetur më në fund adresën e futbollistit portugez në Torino, lajm që bëhet i ditur nga tabloidi britanik Mirror.

Sipas këtij tabloidi, kërkimet për adresën e Ronaldos nga ana e avokatëve të Majorgës nisën menjëherë që nga hapja e hetimeve nga drejtësia amerikane në lidhje me këtë histori. Deri tani avokatët e sulmuesit të Juventusit bënë gjithcka për ta mbajtur të fshehtë rezidencën e tij, por platë akuzuese më në fund arritën ta gjejnë banesën e tij.

Me të gjetur adresën e Ronaldos, avokatët e Majorgës hynë në kontakt me policinë italiane për t’i dorëzuar fletëthirrjen, gjë pritet të ndodhë brenda pak javëve. në muajin prill, një gjykatës amerikan i kishte dhënë 180 ditë kohë për thirrjen. Nëse gjithcka verifikohet, Ronaldo do të duhet të paraqitet në sallën e gjyqit për t’u mbrojtur nga akuzat për përdhunim të cilat gjithnjë i ka mohuar.

sfidanti.al