Tani është zyrtare, Marcelo Lipi kthehet në pankinën e përfaqësueses kineze, 4 muaj pas largimit nga kjo skuadër që u eliminua në Kupën e Azisë. është Federata Kineze e Futbollit ajo që ka konfirmuar gjithcka me Lipin që mori vendin e Fabio Kanavaros i cili u largua për të vijur punën me Guangzhoun
Rikthimi i Lipit në kombëtaren kineze është përshëndetur nga mediat vendase dhe nga tifozët në rrjetet sociale e sidomos nga presidenti i vendit Xi Jingpin që konsiderohet si tifozi i parë i përfaqësueses. Ky i fundit në 22 mars, gjatë një darke gala në Quirinale gjatë vizitës së tij në Itali, shkoi takoi Lipin që ishte një ndër 170 personave të ftuar.
Në presidencën e Xi Jingpin, Pekini i ka dyfishuar ambiciet për investimin në futboll duke synuar organizimin deri në fitimin e Kupës së botës. Por deri tani Kina mund të mburret vetëm me pjesëmarrjen në Botërorin e vitit 2002 të cilin e mbylli pa fitore e pa asnjë gol të shënuar
sfidanti.al