“Rokada e dytë”, Çehu mbas Arsenalit do të kthehet te Çelsi

Portieri i Arsenalit, Petr Çeh, ndeshjen e tij të fundit në karrierë do ta luajë në finalen e Ligës së Evropës (29 maj, Baku) kundër Çelsit, pikërisht, ku ai ka kaluar vitet e tij më të mira.

Portieri legjendar çek ka luajtur me bluzën e “bluve” gjatë viteve 2004-2015, kur kaloi në radhët e klubit rival londinez, Arsenal.

Sidoqoftë, sikurse bën të ditur “Skaj Sports”, Çehu mbas mbarimit të karrierës në fushë do të kthehet në “Stemford Brixh”, ku ai do të bëhet drejtor sportiv i Çelsit, për të cilin ai ka luajtur në 333 ndeshje.

Sfidanti.al