Argjentina si Interi, Ikardi jo kapiten, por as i përzgjedhur!

Argjentina bëri të ditur emrat e 23 lojtarëve që në përbërje të përfaqësueses së saj do të luajnënën drejtimin e trajnerit Lionel Skaloni në Kupën Amerika që gjatë kësaj vere do të zhvillohet në Brazil.

Listën e lartpërmendur e kryeson Lionel Mesi që do të përpiqet që, më në fund, Argjentina të arrijë deri te trofeu aq i lakmuar.

Ftesë për të luajtur në kombëtaren “gauços” nuk ka marrë Mauro Ikardi që gjatë kohëve të fundit ka patur konflikte me klubin e Interit, nga i cili ai mungoi gjashtë javë dhe tani mbas kthimit nuk po shkëlqen më.

Midis emrave “tingëllues” në listën e mësipërme, veç Mesit, mund të përmenden: Kun Aguero, Anhel Di Maria, Paulo Dibala dhe Nikolas Otamendi.

Duket se për Ikardin, trajneri i Argjentinës po mendon njëlloj si trajneri i Interit, Spaleti, apo si drejtori interist, Marota. Pavarësisht nga fotot e nxehta me Uandën, sulmuesi nuk po e gjen dot veten dhe karriera i ka marrë për “poshtë”.

Sfidanti.al