Më të shpejtët në Premier Ligë: Mbrojtësi i Fullhemit mbi Salahun!

Sezoni i Premier Ligës mbaroi dhe tani është llogaritur se kush ka qenë lojtari më i shpejtë. Stoperi i Mançester Junajtidit, Timoti Fosu-Mensah, që luan si i huazuar te Fullhemi, për habi të të gjithëve, doli si lojtari më i shpejtë – me shpejtësinë 35,32 km.orë që zbriti nga vendi i parë Kajl Uokerin të Mançester Sitit që e kishte rekordin – 35, 27 km/orë.

Papritur, midis 10 lojtarëve më të shpejtë u gjend edhe portieri i Fullhemit, Serhio Riko, sprinti i të cilit doli se ishte më i shpejtë sesa ai i sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Salah,që nuk arriti shpejtësinë më shumë se 34.95  km/orë.

Sfidanti.al