Kovaç: Do të qëndroj te Bajerni, kam info nga “dora e parë”!

Bajerni i Mynihut arriti ta mbrojë titullin e kampionit të Bundesligës në një nga sezonet më të paqartëtë kampionatit gjerman gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Në raundin e fundit, bavarezët arritën deri te fitorja e dëshiruar kundër Aintrahtit të Frankfurtit (5-1) dhe dolën kampion për herë të 29-të. Mbas ndeshjes, trajneri Niko Kovaç dukej shumë i kënaqur, ndërkohë që foli edhe për të ardhmen e tij:

“Më besoni, unë do të jem trajner i Bajernit edhe në sezonin e ardhshëm. Jam i sigurt për këtë, sepse kam informacion nga ‘dora e parë’ dhe jo nga ‘dora e dytë ose e tretë’. Sezoni që kaluam, ishte i vështirë, ne ishim deri në nëntë pikë mbrapa vendit të parë, por në fund ne e treguam se jemi më të mirët dhe e merituam titullin. Dua t’ju them se unë jam mjaft i kënaqur që tifozët më përgëzuan për suksesin dhe brohoritën emrin tim”, deklaroi trajneri kroat.

Ndeshja kundër Aintrahtit në “Alianc Arena” ishte e veçantë për tre lojtarë: Riberinë, Robenin dheRafinjën, pasi ata luajtën ndeshjen e fundit me bluzën e Bajernit dhe i përshëndetën me plot emocione me tifozët.

Sfidanti.al