Ronaldo propozon kandidatin e tij për trajner të Juves

Ndërsa Masimo Alegri po largohet nga Juventusi, Kristiano Ronaldo ka mendimin e tij se kush do të mund ta zëvendësojë atë në stolin e drejtimit të ekipit juventin. Sikurse është njoftuar tanimë, Alegri do të largohet në fund të këtij sezoni nga Juventusi, ndërsa ai fitoi pesë kampionate radhazi, katër kupa të Italisë dhe luajti në dy finale të Ligës së Kampioneve.

Sidoqoftë, klubi vendosi që të mos ta vazhdonte bashkëpunimin me të, kështu që tani pritet të shihet se kush do të caktohet trajner i ri i Juves. Në media po përmenden disa emra, si Desham, Poçetino, Konte, Mihajloviç… Media italiane shkruan se edhe asi portugez i Juventusit ka propozimin e tij.

Sipas medias, Ronaldo konsideron se në stolin e drejtimit të Juves duhet të ulet Karlo Ançeloti, me të cilin ai ka bashkëpunuar te Reali i Madridit. Nëse Ançeloti do të bëhet trajner i Juventusit, kjo do të thotë se ai do të kthehet tek ekipi, të cilin ai e ka drejtuar më 1999-2001, por, megjithatë, një gjë e tillë duket e vështirë, sepse Ançeloti ka marrëveshje me Napolin që synon ta ndërpresë dominimin e Juventusit.

Sfidanti.al