Ekipi i ligës së parë të Brazilit, Çapekoense, edhe zyrtarisët, e fitoi titullin e Kupës Sudamerikana (Amerikës së Jugut), pasi Atletiko Nasional ndërmori nismën që kjo Kupë t’i jepet ekipit të lartpërmendur brazilian, shumica e futbollistëve të të cilit gjeti vdekjen në tragjedinë ajrore që ndodhi, para disa ditësh, në Medelin të Kolumbisë.
Kjo ide u përshëndet nga të gjithë klubet pjesëmarrës në këtë Kupë, ndërkohë që federata KONMEBOL mori vendimin përkatës, duke e pranuar gjestin e Atletikos dhe ia dha titullin Çapekoenses Disa orë, më pas, pasi u miratua vendimi i lartpërmendur, ekipi i Santa Fesë, fitues i Kupës, vitin e kaluar, zhvilloi ceremoninë e dorëzimit të trofeut ekipit Çapekoense. Ky klub brazilian mbeti pas shumicën e futbollistëve të tij që gjetën vdekjen në tragjedinë ajrore të lartpërmendur, kështu që, në vend të ndeshjes finale të kësaj Kupe, në stadium, u zhvillua një ceremoni përkujtimore.