Futbolli i Femrave, ylli amerikan Rapinoe do protestojë kundër Trump

Ylli i futbollit të femrave, Megan Rapinoe premton të cojë në një nivel më të lartë protestën e sportistëve amerikanë kundër presidentit të vendit, Donald Trump. Vitrina e protestës do të jetë pikërisht kampionati botëror i futbollit të femrave që do të mbahet gjatë kësaj vere në Francë.

Mesfushorja sulmuese e përfaqësueses amerikane dhe Seattle Reign gjatë një interviste për Yahoo Sports bëri të ditur se nuk do të këndojë himnin amerikan për të sensibilizuar opinionin publik për diskriminimun që iu bëhet afroamerikanëve dhe për politikat në përgjithësi të ndërmarra nga Shtëpia e Bardhë për integrimin edhe emigrantët.

Edhe në të kaluarën Megan Rapinoe e bëri protestën e saj teksa vendosi gjurin në tokë gjatë ekzekutimit të himnit, një lëvizje kjo të cilin e nisi kuotërbeku i San Francisko 49ers në vitin 2016 që e penalizoi atë duke qenë se në këtë moment ai nuk është tek asnjë skuadër e NFL duke fituar edhe një dëmshpërblim nga drejtuesit e këtij kampionati.

‘Kolin Kapernik më ka frymëzuar mua dhe një komb të tërë dhe vazhdon ta bëjë-tha Rapinoe-me shumë mundësi nuk do ta vendos dorën në zemër dhe ndoshta nuk do ta këndoj më himnin kombëtar. Më duket si një protestë ambulante, këto gjeste janë një lloj ‘vafsh në të…’ për të gjitha pbarazitë dhe ligësitë që aplikon kjo administratë kundër atyre që nuk i ngjajnë asaj’

sfidanti.al