Matijs De Liht është aktualisht një nga mbrojtësit më të mirë dhe më të kërkuar në botë, megjithëse është vetëm 19 vjeç. Destinacioni i ardhshëm i kapitenit të Ajaksit të Amsterdamit është Barcelona, ndërkohë që ai tani vlen 75 milionë euro.
Gazeta “Mirror” shkruan se Mançester Junajtidi kishte mundësinë që ta blinte vjet De Lihtit, por nuk e bëri këtë gjë, për shkak të një paralajmërimi mjaft qesharak të skautit të tij: ky skaut i Junajtidit bëri një analizë të De Lihtit dhe, veç cilësive pozitive që kishte ky futbollist i ri, ai i paralajmëroi njerëzit përkatës të klubit se De Lihti ka prirjen që të shëndoshet, sepse ka në genin familjar dhe sepse edhe babai i tij është shumë i shëndoshë!
Trajneri i asaj kohe të Junajtidit, Murinjo, donte ta angazhonte De Lihtin, por, kur dëgjoi paralajmërimet e skautit të mësipërm, hoqi dorë.
Sfidanti.al