Tifozi: Grua, më fal, por kësaj here paratë do t’i prish unë!

Më 1 qershor, në Madrid, do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampioneve mes Luverpulit dhe Totenhemit. Një tifoz i klubit londinez, mbas ndeshjes me Ajaksin që u eliminua nga Totenhemi, bëri një deklaratë mjaft të sinqertë, të cilën e mbështeten edhe shumë tifozë të tjerë:

“Unë i thashë gruas sime: Dëgjo, e dashur, më fal, por nga llogaria jonë bankare do të ikin disa mijëra sterlina. Një diçka e tillë, pra Totenhemi në finale të Ligës së Kampioneve, ndodh vetëm një herë në jetë dhe unë tani jam 60 vjeç, kështu që nuk besoj se do të kem ndonjë rast tjetër ta shoh ekipin tim në ndonjë finale tjetër.Do të jem atje, pa le të bëhet qameti. Nëse do të më duhet, edhe bankën do ta grabisë”!

Sfidanti.al