Nadal e gjeti : Kjo ishte ndeshja ime më i mirë në fushë me dhe

Rafael Nadali me të vërtetë i mbajti një leksion të mirë Sten Vavrinkës në ndeshjen çerekfinale të turneut të mjeshtrave që po zhvillohet në Madrid. Rafa fitoi 2-0 me sete, duke humbur ndaj tenistit zviceran vetëm tre gejme, në një ndeshje, ku me lojën e tij mjaft të mirë ai entuziazmoi jo vetëm tifozët, por edhe veten e tij:

“Të them të drejtën, unë prisja një ndeshje të vështire, shumë më luftarake, ndërkohë që Vavrinka ishte në formë të mirë, realizoi tre fitore dhe mposhti Nishikorin. E dija se duhet të luaja mirë dhe pata fat, sepse isha në një ditë të mirë. Isha i mirë në mbrojtje, lëvizja lirshëm dhe ndjeja se kisha fuqi te këmbët. Ndoshta, kjo ishte ndeshja ime më e mirë gjatë këtij viti në një fushë me dhe”.

Sa i përket ndeshjes së ardhshme me tenistin e ri grek, Stefanos Cicipas, Nadali bëri këtë koment:

“Ai është nj tenist i ri, por me potencial të madh. Po luan shumë mirë kohët e fundit në fushat me dhe. Ndeshja me të do të jetë një provë e mirë për mua, që ta kuptoj se në çfarë gjendjeje jam dhe të shoh se ku i kam problemet”.

Sfidanti.al