Dortmundi gjurmoi yllin e Ajaksit, në ndeshjen e Championsit

Në tribunën e Arenës “Johan Krujf” ishte edhe një personazh i njohur nga vendi i madh fqinj. Në Amsterdam kishte mbërritur dhe ndodhej në stadium Mikael Cork (Zorc), drejtori sportiv i Dortmundit, i cili nuk e kishte marrë rrugën kot deri aty. Ish-lojtari i kombëtares gjermane ishte me mision special, dhe mediat në Gjermani shkruajnë se misioni e kishte emrin “Doni Van De Bek”. Pra, mesfushori shumë i mirë i Ajaksit, që shënoi gol në ndeshjen e parë ndaj Totenhemit në Londër.

Nuk dihet se çfarë mund të ofrojë Dortmundi për 22-vjeçarin, i cili pëlqehet edhe nga Bajerni, Paris SG, Totenhemi dhe Arsenali. Nuk do të jetë e lehtë, pasi Ajaksi kërkon rreth 55 milionë euro për kartonin e tij. Corku ndërkaq duhet të mendojë për të ardhmen e yllit të ri anglez, Xhejdon Sanço, i cili gjithashtu ka admirues të mëdhenj, mes të cilëve Mançester Junajtidin, apo ndoshta edhe Realin. Dortmundi së fundmi nuk dëshiron të humbasë Ashraf Hakimin, i cili është dhënë hua nga Reali. Flitet që madrilenët mund ta kërkojnë përsëri, por marrëveshja është që kjo mund të ndodhë në vitin 2020, dhe Borusia nuk ka ndërmend që ta lëshojë para kohe.

Sfidanti.al