Portland-Denver sfidë pa fund, Trailblazers fiton pas 4 kohëve shtesë

Tifozët e pranishëm në Moda Center në Oregon ishin dëshmitarë të një ndeshjeje të cmendur dhe spektakolare mes Portland dhe Denver. Në parket zbritën dy skuadra që nuk kishin ndërmend që t’i lëshonin pe njëra-tjetrës duke bërë që  sfida të zgjasë 68 minuta në vend të 48 që do të thotë se u deshën plot 4 kohë shtesë për të mësuar emrin e skuadrës fituese që në fund ishte Portland me rezultatin 140-137. Në historinë e pklayoffit në NBA ka vetëm një precedent të tillë, ajo e vitit 1953 në sfidën mes Boston Celtics dhe Syracuse National 111-103.

Binomi MekKollum-Lilard bëri maksimumin në parket me basketbollistët që së bashku shënuan 69 pikë, gati gjysmën e pikëve të skuadrës së tyre, por protagonismin më të madh e fitoi Rodni Hud që në kohën e katërt shtesë shënoi 7 pikë që i dhanë mundësinë Portland të fitojë këtë ndeshje dhe të marrë kryesimin në serinë e sfidave gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit me Nagets në 2-1. Ndërsa në Konferencën e Lindjes, Miluoki arriti të fitojë në TD garden ndaj Bostonit 123-116 dhe tani kryeson  2-1 ndaj Seltiks.

sfidanti.al