Pas largimit nga Mancester Junajtid në dhjetor të vitit 2018, emri i Zhoze Murinjos është përmendur shpesh në zërat e merkatos së transferimeve që e lidhnin atë me shumë klube të rëndësishme evropiane mes të cilave Paris Sën Zhermen, inter apo Real Madrid. Por së fundmi duket se në lojë ka hyrë edhe Roma që është në kërkim të një emri të rëndësishëm përsa i përket pankinës.
Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, verdhekuqtë kanë nisur tratativat me Murinjon pavarësisht disponibilitetit të shfaqur nga luzitani për t’u ulur në stolin e Paris Sën Zhermenit. Zërat flasin gjithashtu se fondi i Katarit i Al Kelaifit po e mendon seriozisht të bëjë një ofertë në drejtim të Zhoze Murinjos, zëra që për momentin janë mohuar me forcë nga presidenti i Romës, Xhejms Palota.
Gjithsesi, në këtë pikë ajo që ka rëndësi është se Roma e ka nisur punën për gjetjen e një trajneri, por fillimisht ajo duhet të mbyllë këtë sezon dhe të renditet mes 4 më të mirave të Serisë A për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.
sfidanti.al