Noruiçi dhe Shefild Junajtidi – pjesëtarë të rinj të Premier Ligës

Tanimë u bënë të ditur dy ekipet e parë që do të luajnë në kampionatin elitar anglez sezonin e ardhshëm dhe ata janë Noruiçi dhe Shefild Junajtidi.
Tre vite të gjata priti Noruiçi që të kthehej në Premier Ligë dhe ai arriti ta sigurojë ngjitjen në të, pasi në ndeshjen e fundit mundi 2-1 Bllekburnin. Mbasi ranë në ligën e dytë angleze, Çampionship, “kanarinat” (Noruiçi) dy sezone me radhë zunë përkatësisht vendet e 8-të dhe të 14-t, kurse këtë sezon ata bënë një paraqitje fantastike. Ky ekip që kryesohet nga Daniel Farke, grumbulloi 91 pikë mbas 45 raundesh, ndërkohë që deri në fund ka edhe një raund. Kjo është ngjitja e katërt e Noruiçit në Premier Ligë pas atyre të viteve 2004, 2011 dhe 2015.
Shefild Junajtidi kthehet në Premier Ligë mbas një mungese prej 12 vitesh, ndërkohë që në ndeshjen e fundit ai mundi Ipsiuiç Taunin, duke iu larguar gjashtë pikë Lidsit të vendit të tretë që tani do ta synojë ngjitjen në Premier Ligë përmes duelit play off.
Sfidanti.al