Mbajeni Spaletin: Do të doja të rrija tek Interi 100 vite!

Interi, në fakt, pati një paraqitje jo të mirë në Evropë, por, ama, në Serinë A ai ndodhet në vendin e tretë të qëndrueshëm që e çon atë në Ligën e ardhshme të Kampioneve.
Ka pasur spekulime se në fund të sezonit kryesia e klubit zikaltër do ta shkarkojë trajnerin Luçianoi Spaletin, të cilin do ta zëvendësojë me Antonio Konten ose Zhoze Murinjon.
Por, sa i përket vetë Spaletit, ai ka një mendim tjetër dhe, në përgjigje të një pyetje lidhur me të ardhmen e tij, ai deklaroi:
“Është klubi ai që vendos. Të jetë për mua, unë me kënaqësi do të rrija 100 vite tek Interi”.
Sfidanti.al