Shpërthen skandali në futbollin e femrave në Ekuador. trajneri i kombëtares së kësaj kategorie, Luis Peskarolo u shkarkua nga detyra e tij nga Federata Ekuadoriane e Futbollit pasi u denoncua për ngacmime seksuale nga një prej futbollisteve. Në këtë histori skandali janë të përfshirë edhe 2 anëtarë të tjerë të stafit, edhe ata të shkarkuar nga detyra e tyre.
Peskarolo, përvecse trajneri i kombëtares së femrave ishte përgjegjës edhe për skuadrat U17, 18 dhe U20 madje kryente edhe funksionin e përgatitësit fizik dhe të mjekut.
Sipas të përditshmes ‘El Caminero’, gjithcka ka ndodhur në periudhën maj 2018-mars 2019 ku përfshihen edhe dërgimet e disa mesazheve ‘hot’. Por Peskarolo, po për këtë të përditshme, mohoi të gjitha akuzat duke i cilësuar si fyerje kundër stafit teknik.
sfidanti.al