Ljuk Uollton në telashe me drejtësinë, trajnerin e Sakramentos e denoncojnë për ngacmim seksual

Ende pa nisur punën me skuadrën e tij të re Sakramenton, Ljuk Uollton e sheh veten në probleme me drejtësinë. Ish trajneri i Los Anxheles Lejkërs që më parë ka qenë edhe në stafin teknik të Golden Stejt, është denoncuar nga gazetarja sportive dhe shkrimtarja Keli Tenant për ngacmim seksual, një lajm ky që është publikuar nga portali TMZ. Sipas këtij portali, në vitin 2014 Uollton i kërkoi një kopje të librit Tenant dhe e ftoi në dhomën e tij në një hotel në Santa Monika.

Sipas denoncimit të gazetares, Uollton me të hyrë në dhomë e shtriu në shtrat dhe tentoi ta puthë e të kryejë raporte seksuale me të, por më pas u detyrua të heqë dorë pas protestave dhe britmave të saj. Gjithnjë sipas TMZ, Uollton dhe Keli Tenant e kanë pasur edhe një episod tjetër të një ngacmimi seksual kur ai ishte trajner i Los Anxheles Lejkërs. Në këtë rasti ata u takuan në një mbrëmje bamirësie me trajnerin që iu afrua gazetares duke i thënë ‘Po më cmend me këtë fustan’.

Skuadra e re e Ljuk Uollton, Sakramento King deklaroi se ishte në dijeni të akuzave ndaj trajnerit, por nuk bëri komente të tjera, ndërsa Los Anxheles Lejkërs theksoi të kundërtën se nuk e dinte këtë histori në rast të kundërt do të kishte njoftuar drejtuesit më të lartë të Ligës Amerikane të Basketbollit.
Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i vetë Ljuk Uollton sigurisht nëpërmjet avokatit të tij Mark Baute i cili hodhi poshtë në mënyrë kategorike akuzat duke i cilësuara si të pabazuara dhe të bëra nga një oportuniste. Ai shtoi se do të vërtetojë cdo pretendim të klientit të tij në sallën e gjyqit.

sfidanti.al