Formula 1 në Vietnam, Red Bull teston rrugët e Hanoit

Kalendari i Botërorit të Formula 1 duke nisur që nga viti i ardhshëm do të ketë një garë të re; Cmimin e Madh të Vietnamit që do të mbahet pranë Hanoit. Red Bull në bashkëpunim me Devid Kulthard vendosën që të udhëtojnë drejt vendit aziatik duke zbritur në rrugët e kryeqytetit të vendit duke testuar makinën e Formula 1.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin rreth 30 mijë tifozë që ishin shumë të ekzaltuar për atë cfarë po shihnin ndërkohë që atmosfera u ndez akoma më shumë nga muzika e një prej DJ më të famshëm në botë, Armin Van Bjuren. Askush nuk i rezistoi tundimit për të kërcyer ndërkohë që ishin të shumtë flamujt që u valëvitën gjatë këtij evenimenti

Pista e Hanoit ku do të zhvillohet gara e Formula 1 është vetëm 12 km larg qytetit dhe e gjatë 5565 m. Cmimi i Madh i Vietnamit është parashikuar të mbahet në muajin prill të vitit 2020.

sfidanti.al