Fabio Fonjini arrin një rezultat historik për tenisin italian teksa bëhet i pari sportist nga vendi i apenineve që fiton një turne Masters që nga viti 1990 kur u krijua ky format i turneut. 31 vjecari që një ditë më parë rrëzoi nga fronin mbretin e fushave me dhe kampionin në fuqi të Turneut të Montekarlos, Rafael Nadal, arriti të ngrejë trofeun e këtij evenimenti pasi mundi në finale Dushan Lajovic me rezultatin 2-0.
Ashtu sikurse në gjysmëfinalen me Nadal, Fonjini zhvilloi një lojë mjaft të mirë edhe pse pati disa shqetësime në kofshëne djathrtë dhe e zgjidhi cështjen e fitores së trofeut pas 1 ore e 38 minutave teksa i fitoi setet 6-3 dhe 6-4 dhe tani është vetëm 245 pikë larg dhjetëshes më të mirë në klasifikimin ATP.
Italia e ka fituar një trofe në Montekarlo dhe kjo ka ndodhur në 1968 kur ishte Pietrangeli që e solli trofeun në këtë vend. Pas 51 vitesh i takon Fonjinit që të triumfojë në Principatën e Monakos edhe pse më një mënyrë tjetër të organizimi të këtij evenimenti.
sfidanti.al