Kaloi edhe një sezon tjetër që pronari i Mançester Sitit nuk do ta prekë dot kupën aq të dëshiruar të Ligës së Kampioneve. Sheiku Mansur Bin Zajed Al Najhan e bleu Sitin më 2008 nga tajkuni tajlandez Takashi Shinavater, duke i paguar këtij të fundit 220 milionë euro. Një vit më vonë, ai bleu edhe 9 (nëntë) për qind të aksioneve që kishin mbetur, duke u bërë pronar 100-përqindësh i klubit “qytetar”.
Menjëherë më pas, sheiku nisi inivestimet e mëdha, duke investuar që në vitin e parë mëse 300 milionë euro. Trofeun e parë, FA Kupën, ai e fitoi më 2011. Më pas dhe deri më sot, ai ka fituar edhe tre Premier Liga, katër Kupa të Ligës dhe dy tituj “Community Shield”.
Për dhjetë trofetë e mësipërm, për katër prej të cilëve mund të thuhet se janë më të vlefshëm, klubi, pra sheiku i lartpërmendur, ka shpenzuar shumën marramendëse – 1 miliard dhe 660 milionë euro!
Sfidanti.al