Për performancën e shkëlqyer të Lionel Mesit në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve që Barcelona e fitoi 3-0 në “Kamp Nou” kundër Mançester Junajtjdit, shkroi madje edhe gazeta prestigjioze amerikane, “Nju Jork Tajms”, gazetari i së cilës, Roj Smith, përshkroi me mjaft përsosmëri se përse ky futbollist argjnetinas është më i miri në botë.
“Ne pamë në fushë versionin e katërt të Mesit, nëse nuk gaboj. Mesin e kemi parë të luajë si anësor, si ‘nëntësh’ i fshehur dhe si ‘pykë’, kurse kësaj here ne pamë një Mesi që nuk mund ta përfshijmë në asnjë kategori! Në moshën 31-vjeçare, ky futbollist mund të luajë kudo që dëshiron, ndërkohë që futbollistët e tjerë të Valverdes e ndryshojnë formën e tyre, duke i dhënë ekipit formën që i përshtatet Mesit. Do të pyesni ju sesi funksionon Mesi në fushë? Gjatë 10 minutave të para, ai kërkon dhe gjen pikën më të dobët të kundërshtarit dhe luan pikërisht atje, ku mund t’i bëjë atij dëmin më të madh. Ai rrallë herë bën goditje të fuqishme nga largësia e madhe. Softueri i tij punon shkëlqyeshëm, duke e llogaritur automatikisht mundësinë e realizimit dhe Mesi godet në drejtim të portës kundërshtare vetëm atëherë, kur ai konsideron se është momenti më i përshtatshëm”, vë në dukje Smithi në “Nju Jork Tajms”.