‘Shpresoj që ministri i ri të dijë të rifitojë besimin e publikut dhe që të na drejtojë drejt suksesit në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike-kështu u shpreh kryeministri japonez Shinzo Abe në lidhje me ndryshimet e bëra në kabinetin e tij qeveritar teksa zëvendësoi iministrin që kontrollonte organizimin e Lojërave Olimpike Joshitaka Sakurada me Shunici Suzuki.
Arsyeja e largimit të Sakuradës duket se është për gafat e shumta të bëra prej tij. Momenti që solli largimin e tij, ishte një koment i bërë prej tij për viktimat e tsunamit të vitit 2011 që u kushtoi jetën 18 mijë personave, për të cilën Suzuki kërkoi ndjesë.
Por ky koment ishte i fundit në gafat e bëra nga Sakurada. Pak kohë më parë, Sakurada pranoi se nuk dinte të përdorte kompjuterin duke shkaktuar të qeshura, ndërsa në muajion shkurt u detyrua të bëjë prapakthehu me një deklaratë të tij ku theksonte se leucemia që kishte prekur yllin e notit japonez, 18 vjecaren Rikako Ikee mund të dëmtojë imazhin e Lojërave Olimpike.
Dorëheqja e Sakuradës ndodhi 1 muaj pas deklaratës për largim në muajin qershor të presidentit të Komitetit Olimpik Japonez Tsunekazi Takeda që është vënë nën hetim nga autoritetet franceze me akuzën e korrupsionit në procesin e dhenies së të drejtës së organizimit të Lojërave Olimpike pikërisht kandidaturës së Tokios.
Lojërat Olimpike të Tokios do të nisin në 24 korrik të vitit 2020 për t’u mbyllur në 9 gusht.
sfidanti.al