Skandal i madh : Porto më 2013 e ka marrë titullin kampion me ryshfet!?

Porto, dy herë kampione evropiane, humbi ndaj Liverpulit 0-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve, por, sidoqoftë, ky rezultat në “Enfild” nuk është problemi më i madh aktual i këtij klubi portugez, pasi ai po përballet me akuza të reja se ka arritur në mënyra të pandershme deri te titujt kampionë të Portugalisë.
Këtë akuzë të re e bëri ish-futbollisti i Sportingut të Lisbonës Kalid Bularuzh që e akuzoi Porton se titullin e kampionit në vitin 2013 e kishte marrë me hile:
“Nëse e keni ndjekur ligën kryesore portugeze atë vit (2013), duhet ta dini se Porto i blinte gjyqtarët e ndeshjeve. Atëkohë, ne luajtëm kundër Portos në stadiumin e saj. Neve na dhanë kundër penallti të paqena, sese Portos i duhej patjetër që ta fitonte ndeshjen dhe të dilte kampion i Portugalisë. Pronari i Portos para çdo ndeshjeje u bënte dhurata të shtrenjta gjyqtarëve”.
Porto atë vit kishte trajner Zhoze Murinjon dhe disa lojtarë yje, Luço Gonzales, Hames Rodrigez, Xhekson Martinez… Portos në ndeshjen e lartpërmendur iu dhanë dy penallti, njerën prej të cilave e humbi Luço, kurse të dytën e realizoi Hames Rodrigezi.
Sfidanti.al