Edhe arbitrat kanë ndjenja, propozim martese para ndeshjes!

Punë e madhe që sfida i përkiste kategorisë së katërt. Arbitri rumun Mariush Matika e kishte bërë planin më së miri dhe e realizoi përpara sesa të fillonte ndeshja e futbollit rumun mes Oradeas dhe Diozigit. Gjyqtari 22-vjeçar u ul në gjunjë përpara ndihmëses së tij 21-vjeçare, të quajtur Gjorgji Duma, duke i deklaruar fjalinë aq të njohur: “A pranon të bëhesh gruaja ime?”

Vajza vuri dorën para gojës, e habitur dhe e lumtur, duke pranuar propozimin, ndërsa futbollistët e dy skuadrave lanë në mes nxemjen dhe nisën të duartrokisnin, ashtu siç bënë edhe tifozët. Mediat rumune shkruajtën se të dy arbitrat kanë lidhje dashurie 3-vjeçare, dhe se që të dy punojnë për një agjenci lokale gjyqtarësh futbolli, që ndodhet në Bihor, në verilindje të Rumanisë.

Sfidanti.al