Eksod nga Amsterdami: Edhe PSZH-ja pazar tek Ajaksi!

Në realitet, Ajaksi ka brezin më të mirë gjatë 10 viteve të fundit dhe këtë ky klub e ka treguar edhe në Ligën e Kampioneve (LK), ku vazhdon të konkurrojë dhe pret këtë javë Juventusin në Amsterdam. Sido që të jetë, gjatë verës së ardhshme, disa nga lojtarët më të mirë të këtij klubi të famshëm holandez duket se do të marrin “rrugën për në Janinë”!
Mesfushori i talentuar, Frenki de Jong, tanimë e ka nënshkruar kontratën me Barcelonën dhe në fund të sezonit ai do të shpërngulet në “Kamp Nou”, ndërkohë që ka shumë mundësi që gjurmët e tij t’i ndjekë edhe stoperi i shkëlqyer i ri, Matijs de Liht (19 vjeç), për të cilin po interesohen shumë klube të mëdhenj. Ndërkohë ka shumë mundësi që nga klubi të largohen edhe Dushan Tadiç, David Neres, Nikolas Taljafiko…
Në luftë për talentet e Ajaksit kohët e fundit u përfshi edhe PSZH-ja që ka shprehur interesimin e saj për mesfushorin me përvojë, Dejvi Blind, që u kthye tek Ajaksi nga Mançester Junajtidi. Në fakt, Blindi është një opsion mjaft i mirë për klubin parisien, pasi ai mund të luajë në disa pozicione.
Sfidanti.al