Cmimi i Madh i Britanisë në Formula 1 duket se do të vazhdojë të zhvillohet në pistën e Silversronit. Pronarët e kampionatit më të rëndësishëm të garave automobilistike, Liberty Media është shumë pranë arritjes së një akordi me British racing Drivers Club për rinovimin e kontratës.
Është e përditshmja ‘Financial Times’ që flet për këtë mundësi të rinovimit të kontratës teksa thekson se se kërkimet e kompanisë amerikane për një zonë të re për të ndërtuar pistë të Formula 1 nuk shkuan mirë, kështu që bisedimet me BRDC u intensifikuan. Kërkimet e Libery Medias nisën pasi organizatorët vendosën që të përdorin klauzolën që u lejonte ndërprerjen e kontratës sepse kostot ishin të larta dhe se amerikanët kishin refuzuar të rinegocionin kushtet e saj.
Organizatorët e garës së Silverstone në akordin që kishin nënshkruar me Berni Ekleston sipas së cilës i paguanin pronarit të Formula 1 një kontribut me një rritje vjetore prej 5%. Në 2010 ky kontribut ishte 11.5 milionë Paund, ndërsa në 2026 ai do të shkonte në 26 milionë Paun. Nga ana e saj Liberty Media kërkoi një shifër fikse, 18 milionë Euro në vit me drejtuesit e Silverston që ofruan 15 milionë. Akordi pritet të zyrtarizohet në javët e ardhshme, megjithatë kjo nuk i pengoi drejtuesit e Liberty Medias të vijojnë bisedimet për zhvillimin e një garë në zonën rreth Olympic Park në lindje të Londrës.
sfidanti.al