Los Anxheles Lejkërs gjen mënyrën sesi të ngushëllohet disi për faktin që edhe këtë vit mbeti jashtë zonës së playoffit. Në Staples Center, skuadra e Lejkers fitoi derbin e qytetit me Klippers 122-117 pa praninë e Lebron Xhejms në parket. Njeriu i ndeshjes për Lejkërs u bë Aleks Karuso që shënoi 32 pikë, kuota më e lartë e arritur prej tij në karrierë në NBA. Dhanë kontributin e tyre në këtë ndeshje edhe Kalduell-Pop me 25 piokë e Rejxhon rondo me 15. Los Anxheles Klippers tashmë në dy ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt i duhet që të evitojë rënien në vendin e 8 të klasifikimit pasi në playoff do ta vinte përballë kampionëve të NBA, Golden Stejet Uorriors.
Kjo e fundit arriti të mposhtë Klivlend 120-114 duke bërë të mundur të ruajë distancën me Denverin e vendit të dytë në Konferencën e Perëndimit duke qenë se Nagets fitoi ndaj Portland 119-110. Skuadra e Uarriors arriti që në 10 minutat e para të sfidës të krijojë një avantazh të konsiderueshëm ndaj Kavaliers, me këtë të fundit që ka meritën e mosdorëzimit në parket deri në castet e fundit. Stiven Kërri shkëlqeu në parket me 40 pikë, 27 nga të cilat i shënoi nga distanca e 3 pikëve. Bënë një paraqitje të mirë për Golden Stejt edhe Drejmond Grin me 20 pikë e Kevin Durant me 15
sfidanti.al