Bushard thotë ‘mjaft’; pushime pa afat për tenisten

Euzheni Bushard vendos të largohet nga fushat e tenisit për një kohë të papërcaktuar. Mungesa e rezultateve kanë goditur rëndë moralin e kanadezes e cila ka vendosur që të marrë pushime pa afat, lajm ky që është publikuar nga portali ‘Tennis Life’. Sipas burimeve të këtij portali, synimi i Bushard  është që të kthehet në formën e saj më të mirë duke lënë të kuptohet se disa probleme fizike ishin shkaku i mungesës së rendimentit të saj në fushën e lojës për vitin 2019

Edhe pse këtë sezon pati një rritje të nivelit të Bushard që fitoi pozicione në renditjen ËTA nga vendi i 194 në atë të 76 duke u kualifikuar në cerekfinale të turneut të Okland, kanadezja sërish nuk e coi deri në fund këtë proces. Humbjet që në raundin e parë në turnetë e Indian uellsit dhe të Majemit duket se ndikuan më shumë në vendimin e Bushard për të qëndruar larg pistave për të rifituar formën fizike dhe forcën psikologjike.

Euzheni Bushard është në Kanada së bashku me familjen e saj dhe sipas postimeve të saj në rrjetet sociale, emri i saj nuk figuron mes pjesëmarrëseve në turne të tillë si ai i Madridit apo romës. vetëm koha do të tregojë nëse ky ‘Mirupafshim’ do të shndërrohet në një ‘Lamtumirë’ apo jo…

sfidanti.al