Në zemrën e Zhoze Murinjos është gdhendur fort emri i Interit, aq sa ka bërë që portugezi të mendojë për rikthimin e tij në pankinën e skuadrës zikaltër me të cilën në 2010 fitoi Tripletën e famshme; kampionat, Kupë italie, Ligë të Kampioneve. Është e përditshmja ‘Tuttosport’ që flet për këtë dëshirë të trajnerit portugez që nëpërmjet Massimo Moratit dhe Marko Tronketi proverës u vetëofrua për t’u ulur në stolin e milanezëve në vend të Spaletit.
Problemi në këtë pikë qëndron pikërisht te drejtuesit e Interit që duket se nuk janë shumë entuziastë për këtë ide, ndërkohë që vëmendja e tyre në të vërtetë është hedhur nga Antonio Konte. Drejtori Sportiv i Interit, bepe marota e njeh shumë mirë ish trajnerin e Celsit dhe të Juventusit pasi ka punuar më parë me të dhe e konsideron si kandidatin ideal për të marrë drejtimin e Interit.
Në një linjë me Marotën duket se qëndron edhe presidenti Zhang që i ka dhënë liri të plotë veprimi për lëvizjet në merkaton e transferimeve dhe në këtë cështje përfshihet edhe ajo e zgjedhjes së trajnerit të ri.
sfidanti.al