Vendimi erdhi; Solskjaer konfirmohet trajner i Mancester Junajtid

Ole Gunar Solskjaer tashmë është trajner i mancester Junajtid me kohë të plotë. Drejtuesit e Djajve të Kuq e kanë konfirmuar noirvegjezin në pankinë duke nënshkruar me të një kontratë 3 vjecare. Puna e bërë nga 45 vjecari në këto javë në stolin e skuadrës angleze ishte e jashtëzakonshme dhe kështu drejtuesit e Mancester Junajtid e shpërblyen atë duke vendosur që ai të jetë përfundimisht trajneri i parë i skuadrës.

Solskjaer u ul në stolin e Mancester Junajtid në dhjetor të vitit 2018 kur zëvendësoi Zhoze Murinjon që u shkarkua duke e shndërruar totalisht këtë skuadër që në atë kohë ishte e 6 në kampionat. Në 13 ndeshjet me Solskjaer, Mancester Junajtid ka humbur vetëm 1, atë me Arsenalin muajin e kaluar, por është vetëm 2 pikë larg londinezëve në garën për një vend në zonën e Ligës së Kampioneve.

Por Mancester Junajtid është në pozita të mira edhe në arenën evropiane me Djajtë e Kuq që janë në cerekfinale të Ligës së Kampioneve ku do të ndeshen me Barcelonën. Për të arritur në këtë fazë, Mancester Junajtid eliminoi Paris Sën Zhermen duke bërë mrekullinë në Francë ku përmbysi humbjen 0-2 të pësuar në Angli.
Si futbollist, Solskjaer ka veshur fanelën e Mancester Junajtid për 11 sezone në periudhën 1996-2007 me 366 ndeshje të luajtura e 126 gola të shënuar, mes të cilëve edhe ai që i dha fitoren Mancester Junajtit në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 1999 ndaj Bajernit të Mynihut.

sfidanti.al