Braziliani Moraesh sebepi! Ukraina mund të humbasë… dy ndeshje teknikisht..

Ukraina në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2020 barazoi me Portugalinë në Lisbonë, ndërsa në ndeshjen e dytë ajo mundi Luksemburgun, duke grumbulluar katër pikë, por tani përfaqësuesja ukrainase ka rrezik t’i humbasë tenikisht këto dy ndeshje, për shkak të futbollistit me origjinë braziliane, Zhunior Moraesh.
Në fakt, Moraesh ka pashaportë ukrainase, por, sidiqoftë, e diskutueshme është “shtetësia” e tij futbollistike. Sipas rregullave, një futbollist që nuk ka lindur, nuk ka origjinë dhe nuk është shtetas i vendit përkatës, që të luajë me ekipin kombëtar të këtij të fundit, duhet të ketë jetuar në këtë vend pesë vite pa ndërprerje. Kurse Moraeshi ka jetuar në Ukrainë katër vite e tetë muaj, duke luajtur me Metalurgun e Donjeckut dhe Dinamon e Kievit, dhe më pas ai luajti gjashtë mua në Kinë me klubin Tiancin Tedai, nga ku u kthye përsëri në Ukrainë, ku u bashkua me Shahtjor Donjeckun. Sidoqoftë, tani duhet të pritet vendimi përkatës i UEFA-s .
Sfidanti.al