Xabi Alonso dëshiron që ta sheh Kristiano Ronaldon në Bayern Munich. Mesfushori i Bayern Munichut, ka thënë se Cristiano Ronaldo është i mirëseardhur në Allianz Arena. Ai thotë se kampioni i Bundesligës ka nevojë për një lojtar si portugezi, i cili shënon 50 gola në sezon.
Alonso dhe Ronaldo kanë luajtur së bashku në Real Madridi për pesë vite, ku kanë arritur të fitojnë La Ligan, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Copa del Rey.
“Kristiano nuk është një sulmues qendror, por ai dëshiron të luajë më afër zonës. Ai ka intuitë se ku do të shkojë topi, shumë gola janë shënuar me prekjen e parë”, ka thënë Alonso për Onda Cero.
“Për sa kohë që ai shënon nga 50 gola, do të doja të kishim dikë si ai këtu. Numrat e Kristiano janë të mahnitshme, të padiskutueshme”,